E fundit/ Emocionet e Kombëtares, mbërrin gjysma e lojtarëve të Shqipërisë në “Tropikal”

Teksa ndeshjet e kampioneteve në Europë janë mbyllur në ditën e sotme, tashmë emocionet dhe skena i lihet Kombëtareve. Grumbullimi ka nisur në “Tropikal Resort”, sa i përket futbollistëve të Shqipërisë.

Madje ka mbërritur thuajse gjysma e ekipit që është grumbulluar për ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës. Bëhet fjalë për Berishën, Hysajn, Mavrajn, Abrashin, Manajn, Gjasulan, Uzunin, Cikalleshin dhe Roshin. Gjithashtu brenda pak orësh pritet edhe ardhja e Ismajlit dhe Hoxhës.

Nesër do të kryhet edhe stërvitja e parë e Kombëtares gjatë pasdites. Gjithashtu për t’u theksuar është fakti se nesër do të dalin në shitje biletat me Islandën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *