E fundit/ Emanuele Ndoj flet në konferencë: Mundësi e madhe kur vjen te Kombëtarja

Shqipëria do të luajë përballë Andorrës dhe Francës në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Europianit. Këto takime do të shërbejnë për të konsoliduar përfundimisht grupin e Rejës dhe për të rritur entuziazmin sa i përket kualifikueve të radhës, pasi shenjat e para pozitive janë dhënë.

Në konferencën e sotme për shtyp kanë qenë të pranishëm edhe dy lojtarët kuqezinjë, Emanuele Ndoji dhe Myrto Uzuni. Fillimisht ishte mesfushori i Breshias që është shprehur i gatshëm për të dhënë më të mirën në fushë pavarësisht lëndimit të kaluar.

“Jam më mirë fizikisht, pasi kam qenë për tre muaj jashtë fushës. Kam luajtur pak minuta me Breshian, por tani jam te Kombëtarja dhe është mundësi e madhe që më jepet. Konkurrenca në ekip është shumë e mirë dhe duhet të japësh që gjithçka në stërvitje, që t’i tregosh Rejës që je gati. Ne jemi futbollistë profesionist dhe mendja jonë është te Andorra”, ka thënë Ndoj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *