E FUNDIT/ Edi Rama jep lajmin e mirë edhe për futbollin në Shqipëri dhe plazhin: Kjo është java e fundit…

0

Futbolli shqiptar ka gjithçka gati dhe ka caktuar edhe datën 3 qershor për rifillimin e sezonit, ndërsa e vetmja gjë që mungonte deri më tani ishte një miratim nga Qeveria. Kjo e fundit është vonuar me përgjigjen e saj, por ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama ai që e jep lajmin e mirë për sportin.

Në një komunikim përmes “ERTV”, Rama tregon se kjo do të jetë java e fundit që shqiptarët do të kenë kufizme. Kështu nga java tjetër do të bëhet largimi i gjithë kufizimeve të deritanishme, ku shqiptarët më në fund do të kenë mundësinë të shijojnë plazhin dhe ndeshjet e futbollit. Aktivitetet futbollistike do të mund të luhen sërish në fushë, sigurisht këtë herë me rregullat e reja, që lënë jashtë stadiumeve tifozët.

“Kjo është java e fundit e kufizimeve, me përjashtim të aktiviteve sportive, ku ende do të mungojnë tifozët. Dasmave dhe furneraleve që do të kenë një numër më të vogël të njerëzve që marrin pjesë. Njëkohësisht edhe plazhi do të hapet në 1 qershor, por me kushte të garantuara ku do të kenë leje të posaçme shezllonet e hapura. Në ditën e premte dalin edhe detajet”, tha mes të tjerash Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.