E fundit! E thotë vetë lojtari! Dibala dhe e dashura e tij rezultojnë pozitiv për Koronavirusin

Koronavirusi vazhdon të prekë këdo në Itali dhe të mos kursejë askënd, duke përfshirë këtu edhe futbollistë të njohur dhe më pak të njohur. Ditë më parë kishte dalë lajmi se Dibala ishte prekur nga Koronavirusi, por që do të përgënjeshtrohej nga vetë lojtari.

Këtë herë është Juventusi që vjen me një komunikatë, së bashku vetë futbollistin. Ylli argjentinas njofton se së bashku me të dashurën e tij, Orianën, kanë rezultuar pozitiv në testin e bërë për Koronavirusin. “Jemi në kushte shumë të mira. Faleminderit për mesazhet tuaja”, shkruan në reagim Dibala, teksa njofton që testi ka dalë pozitiv. /Sport Ekspres/