E fundit/ Dy ndeshje për dy ditë, Rei Manaj luan nga minuta e parë me Barcelonën B

Rei Manaj ka qenë me skuadrën e parë në ndeshjen që Barcelona fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Getafes. Por sulmuesi shqiptar nuk debutoi në fushën e lojës, ndërsa e ka parë takimin nga stoli. Gjithsesi shpallja për herë të parë në listën e futbollistëve të grumbulluar në një ndeshje delikate ndaj vendit të tretë, tregon vëmendjen që kanë katalanasit karshi këtij lojtari.

Ndërkohë Rei Manaj gjendet si titullar në ndeshjen e Barcelonës B që luhet sot në 12:00. Në ekipin e dytë të Barçës shfaqen të njëjtat probleme, ndërsa vuhet për një sulmues të mirfilltë. Hiroki Abe që i jep më tepër kualitet pjesës së ndërtimit dhe finalizimit të aksioneve është dëmtuar dhe nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme ndaj Atletico Levante, që luhet në orën 12:00. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *