E fundit/ Bekim Balaj në konferencë: Të marrim pikë me Francën, e shkuara është pozitive me ta

Shqipëria ka nisur të grumbullohet në “Tropikal”, ndërsa futbollistët janë duke u stërvitur për dy ndeshjet e radhës që do të luhen ndaj Francës dhe Islandës. I pranishëm në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme ka qënë edhe sulmuesi Bekim Balaj, që u shpreh se Shqipëria është e detyruar të marrë pikë në transfertën e Francës.

“Përqendrimi është maksimal. E dimë forcën e kundërshtarëve dhe shpresojm që t’i përballojmë takimet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndaj Francës pretendojmë të marrim pikë. Nëse i kthehemi të shkuarës, kemi eksperiencë pozitive ndaj tyre. E dimë që nuk është e lehtë, por jemi të detyruar që të dalim me pikë. Trajneri Reja më ka përgëzuar për golat e shënuar dje dhe aktivizimin që kam pasur në këto ndeshje”, ka thënë Balaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *