E fundit/ Barcelona e merr sulmuesin nga Leganes, mediat katanase: Rei Manaj nuk ka më hapësirë

1

Barcelona e ka gjetur sulmuesin e ri jashtë merkatos së janarit, në muajin shkurt. Katalanasit morën leje nga FIFA për të ndërhyrë në transferimet jashtë afatit, duke pasur vetëm 15 ditë kohë për të nënshkruar me një futbollist.

Objektivi i parë ishte Martin Braithwate dhe Barcelonës nuk mund t’i dështojnë planet, pasi Braithwate mund të quhet lojtari më i ri i tyre. I marrë nga Leganesi, futbollisti 28-vjeçar danez do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së parë, megjithëse ka dyshime nëse do të luajë apo jo në ndeshjen e fundjavës.

Mediat daneze kanë postuar edhe fotot e para ku kanë nisur të dalin edhe fanellat e Braithwate me klubin e Barcelonës. Ndërkohë mediat katalanase raportojnë se kjo lëvizje do të mbyll hapësirat e Rei Manajt. Sipas tyre, afrimi i Braithwate do të bëj që Setien të mos ketë më nevojë për një “9” në ekip të parë, ndërsa Manaj do të jetë i palëvizur te Barcelona B, me këta të fundit që ia kanë edhe më shumë nevojën pasi është sulmuesi i vetëm, pas dëmtimit të Hiroki Abe. /Sport Ekspres/

You might also like
1 Comment
  1. ELIOT says

    kush eshte ky johan kroif ;;;as se kemi degjuar ndonjehere per kete cunin nga shijaku ;;;ndoshta rey ehte me i mire le ti tregoje fusha te dy kush eshte me i mire ;;;;merci

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.