E FUNDIT/ Alarm te Milani! Ibrahimoviç dëmtohet pas kthimit në stërvitje, rrezikon të mbyllë karrierën

0

Nga Klaudio Ndreca

Zlatan Ibrahimoviç ishte transferimi i Milanit që ngjalli shpresë tek tifozët, pavarësisht se sulmuesi ka mbushur 38-vjeç dhe ishte drejt perëndimit të karrierës. Por pavarësisht kësaj, në situatën ku ndodheshin kuqezinjtë, suedezi ende bënte diferencën.

Nga shënimi i golave tek nxjerrja e skuadrës për t’i dhënë më tepër frymë aksioneve sulmuese, Ibrahimoviç ishte si një zgjidhje për të mbyllur këtë kampionat të dobët të Milanit. Në kampin e kuqezinjëve tani ka alarm të madh, pasi duhet që të bëjnë pa sulmuesin suedez.

Ibrahimoviç ka pësuar një dëmtim serioz gjatë stërvitjes dhe sipas mediave italiane rrezikon që të mungojë për një kohë shumë të gjatë. Madje duke u vendosur në dyshim edhe vazhdimi i karrierës, megjithëse duhet të presim ende për zyrtarizimin e mungesës në fushën e blertë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.