E fiton betejën me Covid-19, ish-futbollisti shqiptar rezulton negativ në testin e radhës

Një lajm i mirë vjen për botën e futbollit shqiptar, teksa ish-sulmuesi Florian Riza ka fituar betejën e tij me pandeminë Covid-19. Ish-futbollisti shqiptar ka rezultuar negative në analizën e bërë së fundi, duke larguar kësjtu virusin nga trupi i tij. Riza ishte prej disa ditësh i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës, ku ishte nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e mjekëve.

Mendohet se ish-lojtari shqiptar, i cili tani punon në sektorin e futbollit të femrave në Federatën Shqiptare të Futbollit, mund të jetë infektuar gjatë periudhës kur ishte në Itali. Florian Riza ishte në vendin fqinj për të marrë pjesë në një seminar të mbajtur atje dhe duke marrë parasysh faktin se Italia tashmë është kthyer në një vatër të madhe të Koronavirusit në botë, atëherë dyshimet janë të forta se infektimi ka ardhur prej andej. Megjithatë sëmundja ka marrë fund për Florian Rizën, që tani duhet të ndjekë procedurën e karantinimit në shtëpi prej një periudhe 14 ditore./Sport Ekpres/