E ëndërrojnë në Itali, Riberi tundohet nga Serie A

0

Frenk Riberi është ndër lojtarët e lirë më të preferuar. Francezi i dha fund aventurës fantastike prej 12 vitesh me Bajernin e Mynihut, duke e mbyllur me 124 gola të shënuar në 425 ndeshje dhe 24 trofe.

Ofertat për 36-vjeçari nuk mungojnë, por ai nuk dëshiron të nxitohet. Bild raporton se në garë për francezin është futur edhe Fiorentina. Roko Komiso dëshiron t’i dhurojë një emër të madh tifozëve të rinj dhe pëlqen shumë anësorin e majtë.

Problem mbetet paga e lartë prej 7 milionë eurosh në sezon (deri vitin e kaluar përfitonte 15 milionë euro në sezon). Riberinë e kërkon me insistim edhe Ajntrahti i Frankfurtit, por dëshira e tij është që të provojë një aventurë jashtë Gjermanisë.

Serie A e tundon, por duhet gjetur akordi financiar me Fiorentinën që ëndërron ta transferojë francezin e famshëm në Firence. Dhe për të kthyer ëndrrën në realitet duhet që të shpenzosh…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.