E Dyta ka disa finale në fundjavë, ja kalendari

0

Kategoria e Dytë rinisi të dielën me ndeshjet e javës së 14-të, ndërkohë që në Grupin A nuk u luajt takimi Klosi-Luzi 2008, i planifikuar për ditën e mërkurë, 20 shkurt 2019. Gjithsesi, java e 15-të është tashmë në programin e kësaj jave nga të gjitha skuadrat, pasi ka sfida interesante, por ka edhe “pit stop” (pushim) për Tërbunin kryesues në Grupin A.

Në Grupin A, Sopoti i vendit të dytë pret në fushën e tij Vllazninë B, ndërsa Spartaku që është me pikë të barabarta me të në renditje, nga 23, pret Partizanin B. Edhe Gramshi që synon kreun në këtë grup do të ketë një transfertë të vështirë në Luz, ndërsa ndeshja Kukësi B-Tirana B është përballja e dy skuadrave pa motiv në këtë kampionat. Internacionali-Ada, është sfida e skuadrave me pikë njëshifrore në renditje.

Ndryshe ndodh me Grupin B, ku kryeson Shkumbini, i ndjekur nga Devolli e Maliqi, që kanë nga nj ëpikë më pak. Peqinasit presin Gramozin, kurse Devolli Përmetin. Ndeshja më e veçantë për skuadrat e kreut do të jetë në Patos, ku luhet Albpetroli-Maliqi.

Për Naftëtarin kjo mund të jetë java e largimit nga fundi i renditjes në grup, pasi pret Tepelenën në Kuçovë. Në takimet e tjera, Këlcyra pret Butrintin, ndërkohë që zhvillohen Skrapari-Termi e Delvina-Memaliaj.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË – Java 15

GRUPI A
E mërkurë, 20 shkurt 2019
Klosi-Luzi 2008          14:00
E diel, 24 shkurt 2019
Sopoti-Vllaznia             14:00
Internacionali-Ada       14:00
Luzi2008-Gramshi       14:00
Kukësi B-Tirana B        14:00
Spartaku-Partizani B   14:00
Tërbuni dhe Klosi pushim

GRUPI B
E diel, 24 shkurt 2019
Devolli-Përmeti           14:00
Skrapari-Termi            14:00
Delvina-Memaliaj        14:00
Shkumbini-Gramozi   14:00
Naftëtari-Tepelena     14:00
Këlcyra-Butrinti           14:00
Albpetrol-Maliqi          14:00

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.