E duan në Seria A, Panuçi mund të braktisë Shqipërinë

0

Kristian Panuçi u konfirmua nga presidenti Armand Duka një muaj më parë, edhe pse kishte shumë skepticizëm për të ardhmen e tij si kuqezi. një muaj më vonë, kur ujërat janë qetësuar disi dhe të gjithë presin projektin e italianit, një lajm i bujshëm raportohet nga Italia.

Sipas asaj që shkruhet nga ““Il Messaggero”, Pnauçi mund të braktisë Shqipërinë për të marrë drejtimin e Romës. Di Françesko është në fije të perit dhe performancë e skuadrës ka qenë tepër zhgënjyese. Drejtuesit po mendojnë për pasuesin e tij dhe në skenë ka dalë emri i teknikut të Kombëtares së Shqipërisë.

Mundësitë janë reale, pasi siç dihet trajneri ka raporte të mira me presidentin e kryeqytetasve, ndërsa në të shkuarën ka dhënë kontributin e tij dhe si futbollist ndaj e njeh mjaft mirë ambientin. Panuçi ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm, por ky ngacmim nga Roma mund të bëjë që të kërkojë një divorc të parakohshëm me Shqipërinë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.