“E dua këtë sulmues”, zbulohet kërkesa e Inzagit për Taren

Simone Inzagi i ka kërkuar një sulmues me eksperiencë Igli Tares. Imobile dhe Kaisedo nuk mjaftojnë dhe trajneri i Lacios kërkon një “pykë klasike” për repartin ofensiv.

Corriere dello Sport raporton se i preferuari është Fernando Lorente, të cilit i përfundoi kontrata me Totenhemin. 34-vjeçari është një lojtar i lirë, por akordi me të duhet arritur sa më shpejt pasi për të po interesohet edhe Fiorentina.

Për sulmuesin spanjoll mund të bëhet fjalë për një rikthim në Serie A, sepse Lorente u aktivizua me Juventusin gjatë viteve 2013-2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *