E donin të gjithë, ja sesi u bind Florian Kamberi për të ardhur te Shqipëria

0

Florian Kamberi pritet të jetë debutimi i ri në listën e Rejës sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme, kundër Andorrës dhe Francës. I vetmi dyshim mbetet mbyllja e dokumentacioneve brenda kohës dhe do të shihet nëse do të jetë pjesë e listës.

Në ndeshjen e fundit të Hibernianit ku shënoi Kamberi ndaj Celtic, si raportoi edhe “Sport Ekspres” ishte ndihmësi i Rejës, Serxhio Porrini. Por vetëm për të dhënë dorën e fundit, pasi terreni ishte përgatitur.

Familja e Kamberit është bindur nga kontaktet me krerët e FSHF-së, duke i lënë shije të mirë të profesionalizmit dhe duke u bindur nga projekti. Telefonata u kishte mbërritur edhe nga De Biazi apo Panuçi. Por vetë lojtari e kishte lënë zgjedhjen për ta bërë në shtatorin e këtij viti. Kamberi i la derën hapur Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë. Pasi panë reagimin e tre Kombëtareve ishin kuqezinjtë që bindën më shumë, ndërsa Porrini i dha edhe dorën e fundit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.