E donin shumë klube, tani Barcelonës “i ngel në derë”

0

Samuel Umtiti është një ndër mbrojtësit më të vlerësuar, me francezin që verën e vitit të kaluar u shpall edhe kampion bote me Francën e tij. Gjithsesi, Barcelona qendrën e mbrojtjes e ka blinduar, pasi dyshja Pike-Lengle duket se kanë një kimi perfekte.

Në një situatë të tillë, blaugranat e shohin të domosdoshme shitjen e Umiti, i cili duket se nuk është aspak dakord me diçka të tillë. Siç raportohet nga mediat pranë klubit, Barça i ka bërë me dije mbrojtësit se do të shqyrtojë ofertat e tij, ndërsa ky i fundit nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Sidoqoftë, problemet nuk mbyllen me kaq, pasi edhe shitja e mbrojtësit duket e vështirë dhe këtë gjë e ka konfirmuar stafi mjekësor i Barcelonës. Umtiti vuan nga një dëmtim në gju, që e ka lënë për shumicën e sezonit jashtë fushave dhe duket se ende nuk është rikuperuar.

Sipas stafit katalanas, 25-vjeçari ndjen shqetësime sa herë luan. Kështu edhe në rast se gjendet një marrëveshje me ndonjë klub tjetër, në momentin që Umtiti do të kryejë testet mjekësore do të hapen probleme. Barça dhe Umtiti duken në udhëkryq…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.