E do Ronaldo, ylli i Realit është 50 milionë euro larg Juves

0

Juventusi i këtij sezoni ka vuajtur shumë mungesën e një fantazisti. Ata kanë në disponim një mesfushë normale me lojtarë që vrapojnë dhe krijojnë volum, por nuk kanë shumë aftësi krijuese. Këtë e ka vënë re edhe Kristiano Ronaldo. Sipas “Calciomercato”, portugezi dëshiron me patjetër një mesfushor me më shumë vizion dhe cilësi në pjesën ofensive.

Portugezi e ka një emër dhe ai është Hames Rodriges. Kolumbiani pritet të kthehet në Madrid këtë verë për t’u shitur më pas në një prej gjigantëve evropianë. Çmimi dysheme që Real i ka caktuar yllit të tij është 50 milionë euro. Ardhja e Hames Rodriges do të shtonte shumë cilësi në sulm. Megjithatë, nuk pritet të ketë shumë zhvillime në merkaton e kampionëve italianë deri në ardhjen e trajnerit të ri. Ai pritet të thotë fjalën e fundit për çdo lëvizje gjatë kësaj vere.


 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.