E dinte se ishte në Seria A, De Ligt tregon gafën me arbitrin: Kërkova të hapte VAR-in!

Hollanda arriti të merrte një fitore spektakolare në transfertë ndaj Gjermanisë, duke e mundur me rezultatin 2-4. Shumë polemika ka dhënë penalltia e dhënën në favor të vendasve, teksa De Ligt nuk e sheh topin, por ky i fundit bie në dorën e tij.

Nisur nga rregullat e reja të futbollit, gjyqtari nuk kishte asnjë dyshim për akordimin e 11-metërshit. Sa i përket De Ligt, e dinte se ishte në Itali dhe nuk kishte shumë dijeni: “E kam kërkuar që të shoh VAR-in, por mesa duket nuk gjendej aty. Nuk e kam parë fare topin se ku ishte, unë mbaj mend vetëm kur e shkelmova atë”, ka thënë De Ligt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *