E dini pse Barça s’ka më sukses? Jua shpjegon Çavi!

Legjenda e Barcelonës, Çavi Hernandez, ka shpjeguar arsyet kryesore pse skuadra katalanase nuk ka më suksesin e disa viteve më parë. Sipas tij, klubi gabon duke blerë lojtarë që nuk i përshtaten stilit të Barçës. “Barcelona ra në gjumë, sepse pesë ose gjashtë vite më parë kishte lojtarët më të mirë në botë për sistemin e saj. Për këtë sistem ka pesë, ose gjashtë lojtarë: Iniesta, Alba, Mesi, Pike, Suarez, Buskets. Por klubi duhet të ketë të paktën 11 lojtarë për atë sistem. Duhen afruar lojtarë që i përshtaten Barçës. Realiteti është se vitet e fundit klubi ka blerë lojtarë që nuk përshtaten me këtë stil”, – ka deklaruar 37-vjeçari.

Krahasimi – Ksavi ka theksuar se te Barcelona është më e vështirë se te Real Madridi për të pasur sukses. “Mendoj se ne jemi klubi më i vështirë në botë për të fituar, sepse nuk mjafton rezultati. Real Madridi fiton duke përmbysur një ndeshje katastrofale, por quhet menjëherë më i miri dhe njerëzit fillojnë dhe flasin për shpirtin e skuadrës. Ne fitojmë në minutën e 90-të dhe bisedojmë gjithë javën pse nuk kishim mbajtje topi, pse shënuam vetëm një herë, etj. Në Madrid nuk ka asnjë arsye, fiton dhe nuk ka më debate. Barça pothuajse asnjëherë nuk është e bashkuar”, – ka shpjeguar ish-mesfushori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *