“E di që duket e çmendur, por Bryant “i foli” vdekjes”, emocione dhe lot në rrëfimin e shokut të Kobey

0

Bota e sportit u trondit nga vdekja e parakohshme e Kobi Bryant pas përplasjes së helikopterit. Një tragjedi e madhe ku nuk mbijetoi as vajza e tij. Ndërkohë një rrëfim emocionues dhe ku nuk janë përmbajtur lotët, ka qenë ai i shokut të Bryant dhe lojtarit të basketbollit, McGrady.

Ky i fundit është shprehur se në moshën më të hershme, Bryant shprehej se dëshironte që të vdiste i ri, pasi kështu mund të bëhej “i pavdekshëm”. Këto fjalë të thëna nga McGrady kanë prekur edhe prezantuesen e lajmeve.

“Kjo tingëllon e çmendur, por Kobe “i foli” vdekjes. Ai thoshtë gjatë gjithë kohës: “Unë dua të vdes i ri”. Ai thoshte: “Unë dua të vdes i ri dhe të jem i pavdekshëm. Unë dua që karriera ime të jetë më e mirë se Michael Jordan dhe unë dua të vdes i ri. Atëherë mendova se ishte shumë i çmendur për ta thënë një gjë të tillë. Sigurisht që kjo ka qenë para se të bëhej baba. Jam i sigurt se nuk e kishte më të njëjtin mendim”, u shpreh McGrady. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.