E dhimbshme, Naser Aliji larg futbollit prej babait!

Ndodh shpesh që nuk e kupton dot se një njeri ka brenga. E sheh që buzëqesh, por nga brenda i qan zemra. Naser Aliji, futbollisti i kombëtares, është përballur me një dramë familjare. Babai i tij, pak ditë më parë është ndarë nga jeta. Vuante nga një sëmundje e rëndë dhe Naseri kishte vendosur të refuzonte të gjitha ofertat vetëm për t’i qëndruar pranë në ditët e fundit të jetës.

E ka zbuluar gjithçka vetë, përmes një prononcimi të dhënë për “Blick” në Zvicër. “Kisha disa oferta, por u ktheve te FC Baden për të qëndruar pranë familjes. Babai im u diagnostikua me kancer dhe vendosa që muajt e fundi të jetës së tij t’i qëndroja pranë”, thotë fillimisht Aliji.

Fatkeqësisht i ati i është ndarë nga jeta pak ditë më parë, të dielën. “Nuk isha i zhgënjyer gjatë verës vetëm se nuk kisha një klub. Papritur e kuptova që duhet të kaloja kohë me babanë tim. Ishte në muajt e fundit të jetës së tij”.

Tanimë mbrojtësi i majtë po stërvitet te FC Baden, klubi ku edhe ku ka hedhur hapat e para në futboll. Në pritje të një kontrate dhe më i fortë se kurrë për të përballuar sfida të tjera që do t’i paraqesë jeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *