E detyron renditja e Fenerbahçes, i shumëkërkuari Muriqi mund të largohet në janar

Emri i Vedat Muriqit ka tërhequr pas vetes shumë ekipe të njohura europiane. Shumë vëzhgues për të në stadium këtë sezon, por shija që kanë marrë në fund është pozitive. Përkrah Leicesterit renditet një tjetër klub nga Premier League. Bëhet fjalë për Tottenhamin e Mourinhos. Këta të fundit e kanë nën vëzhgim prej kohësh sulmuesin shqiptar ,ndërsa edhe në ndeshjen e fundit ka pasur scout për të me aprovimin e vetë trajnerit portugez.

Muriqi tundi rrjetën dy herë në javën e shkuar duke lënë kështu edhe një herë tjetër të kënaqur të interesuarit për të, teksa shifrat e tij për këtë sezon flasin qartë për aftësitë e tij. Sipas  anglezes “The Sun”, Tottenham mund të përfitojë nga gjendja në të cilën ndodhet Fenerbahçe në këto moment rënditje për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar. Turqit janë aktualisht jashtë Europës dhe një gjë e tillë mund të ndikojë që Fenerbahçe të lërë të lirë Muriqin në janar, duke shtuar në arkat e tyre 18 milionë paund./Sport Ekspres/