E dërguan te Barcelona, Manaj shënon pas 3 minutash me Albaseten

Albasete është duke luajtur kundër ekipit të Tenerifes në transfertën që po e humb me shifrat 3-2. Futbollisti shqiptar Rei Manaj është bërë menjëherë protagonist në këtë takim pas hyrjes në fushën e lojës. Sulmuesi u aktivizua në minutën e 64-t, ndërsa vetëm 3 minuta i kanë mjaftuar për ta dërguar topin në rrjetë, duke shënuar kështu të parin për Albaseten.

Pas një harkimi nga këndorja, Manaj godet saktë me kokë dhe arrin ta dërgojë topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Ndërkohë po përflitet shumë kohët e fundit për një kalim te Barcelona B dhe golat në fushën e lojës si dhe talenti i shqiptarit flasin qartë për këtë interesim./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *