E dënojnë me 3 pikë minus, Shapekoense bën mrekullinë në shtesë

0

Klubi brazilian i Shapekoenses duket se nuk bën dot një jetë të qetë. Pas tragjedisë së tmerrshme që i mori jetën thuajse gjithë skuadrës në fund të vitit të shkuar, Shapekoense ka rindëertuar gjithçka nga e para dhe duke qenë fitues në fuqi i Kupës Sudamericana, mori pjesë në Libertadores këtë pranverë.

Megjithatë, mbrëmë skuadra nga Shapeko u ndesh me venezuelanët e Zulias dhe vetëm pak orë përpara sfidës vendimtare mori një lajm të hidhur: ndeshja e fituar 2-1 ndaj Lanusit u transformua në humbje 3-0 në tavolinë, pasi Shapekoense kishte hedhur në fushë mbrojtësin Luiz Otavio, i cili ishte i pezulluar.

Shapekoense ka paralajmëruar apel urgjent, por ndërkohë në renditje zbriti në vendin e fundit në grup dhe u eliminua nga Libertadores, ndërsa kundër Zulias i duhej patjetër fitorja, për të shkuar në Sudamericana, si e treta në grup.

Zulia shënoi në minutën e 29-të me veteranin Huan Arango, një emër shumë i njohur në Gjermani, por Shapekoense kreu një mrekulli në fundin e takimit, sepse Artur barazoi në minutën e 90-të dhe Andrei Zhiroto shënoi golin e fitores një minutë më pas, duke siguruar kualifikimin për në Sudamericana, ekuivalenti i Europa League.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image