E çuditshme/ U largua nga Kukësi për familjen, por Valdet Rama do kthehet në trevën shqiptare

“Te Kukësi nuk shkoi keq, por doja të vija në Gjermani për shkak të familjes që të isha pranë tyre”, kështu u shpreh Valdet Rama, teksa zyrtarizohej në Kategorinë e Tretë të Gjermanisë, te Mepeni. Por ajo që mbetet e çuditshme është se po diskutohet rikthimi i këtij sulmuesi sërish në trevën shqiptare, por me ndryshimin se këtë herë në Kosovë.

Feronikeli do të bëj blerje të mëdha dhe aty synohet edhe Valdet Rama. Sipas mediave në Kosovë lojtari është shprehur se lë gjithçka të hapur për transferimin gjatë merkatos së verës. Pra gjatë kësaj kohe mund të shikojë edhe vazhdimësinë e Feronikelit që deri tani po zhgënjen disi me renditjen, por mund të rikthehet të luajë në Kosovë, megjithëse distanca nga Gjermania, nuk do të ndryshojë shumë. /Sport Ekspres/