E çuditshme, tifozët e Partizanit nuk i zgjon as derbi!

Luhet deri i kryeqytetit dhe në kafene, pjesa më e madhe e njerëzve diskutojnë për këtë takim. Edhe pse vëmendja duket se është tek sfida e së premtes, mund të thuhet se ka zhgënjim sa i përket numrit të biletave të shitura deri më tani.

Edhe pse ndeshja do të luhet nesër pasdite, numri i biletave të shitura është rreth 2000. Duket paska e çuditshme, duke ditur që tifozët mezi e presin këtë përballje. Duke qenë se pjesa më e madhe e stadiumit i takon tifozerisë së Partizanit, duket e habitshme që interesi është kaq i vogël, duke marrë në konsideratë se skuadra e tyre është në vendin e parë.

Ne shqiptarët i lëmë gjërat për në momentin e fundit, por në të tilla kushte me shumë gjasa do të kemi një “rrëmujë” të vërtetë para ndeshjes, për të blerë një biletë. Partizanit i mungon titulli prej vitesh dhe këtë edicion shanset janë reale që “demat” të shijojnë sërish lavdinë, por duke parë këtë indiferentizëm të tifozëve nuk do të jetë e lehtë, aq më tepër kur bëhet fjala për një derbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *