E çuditshme! Kaos i madh te Kukësi, lojtarët nuk kanë marrë ende pagën e parë të vitit 2020

Situata për lojtarët e Kukësit nuk është aspak normale, ku përveç faktit se kampionati është ndërprerë dhe ende nuk dihet çfarë zgjidhje do të merret me pagat e futbollistëve për këto muaj pushimi të detyruar, këta të fundit ende nuk kanë futur në xhepat e tyre rrogën e muajit janar. Momentalisht jemi në muajin e 4-t të vitit 2020, por te Kukësi pretendojnë se kriza e shkaktuar prej Covid-19 ka bërë që janari të mbetet i papaguar, edhe pse po flasim për 3 muaj përpara se të niste pandemia.

Sipas asaj që bën të ditur “ABC News”, futbollistët duket se nuk e kanë përtypur lehtë këtë situatë dhe kanë vendosur që zëri tyre të dëgjohet. Kështu futbollistët e verilindorëve kanë përcjellë shqetësimet e tyre te trajneri Orges Shehi dhe te drejtori sportive, Nderim Nexhipi, në mënyrë që këtij kaosi të krijuar t’i jepet një zgjidhje sa më parë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë mënyra se si presidenti Gjici do t’i japë përgjigje këtij problemi, pasi futbollistët duken të vendosur në qendrimin e tyre./Sport Ekspres/