E çuditshme/ Greca merr ndërhyrjen “masakër”, në Kosovë të shtangin: Kontakt i lehtë, nuk ishte penallti

Një penallti e mohuar ishte ajo e Gjilanit ndaj Feronikelit, e fituar me përmbysje 1-2. Greca do të realizonte që në pjesën e parë kur ndeshja u mbyll 0-0, nëse nuk do të merrte ndërhyrjen e ashpër nga mbrapa të Lladrovcit.

E çuditshme, penalltia nuk do të akordohej në favor të Gjilanit. Madje vazhdon edhe më tej, pasi eksperti i arbitrimit në Kosovë, Vehbi Ibrahimi, të shtang me shpjegimin që i bënë këtij rasti:

“Një kontakt i lehtë dhe nuk është mjaftueshëm për penallti. Shikon si ka kërcyer topi, shikoni. As për mua nuk është penallti”, ka thënë Ibrahimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *