E çuditshme, Erikson drejt kombëtares së rrënuar nga lufta

Sven-Goran Erikson nuk ka pasur kurrë frikë nga sfidat në karrierën e tij, duke provuar të drejtojë nga Suedia deri në Kinë, duke fituar 18 trofe si trajner, në Suedi, Portugali e Itali.

70-vjeçari ka pasur eksperienca të shumta edhe në nivel kombëtaresh, duke drejtuar Anglinë, Meksikën e Bregun e Fildishtë, por ende nuk ka drejtuar një kombëtare në Azi.

Tani del një lajm i bujshëm: trajneri suedez mund të marrë drejtimin e Irakut!

Bëhet fjalë për një kombëtare pa asnjë traditë në futboll dhe që në dekadat e fundit është masakruar nga lufta, pasi në Irak askush nuk e ka pasur mendjen te sporti.

Megjithatë, tashmë duket se në Irak provojnë të ëndërrojnë dhe duan të punësojnë trajnerin legjendar, aq sa kanë nisur bisedimet dhe Erikson është në Stamboll, duke biseduar me përfaqësues të Federatës Irakiane. Iraku renditet i 89-ti në renditjen e FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *