E bukura Shkodër! Model për t’u ndjekur, shumë tifozë edhe në futbollin e femrave

Incidentet e ndodhur me Tiranën në “Loro Boriçi” duhet të lihen pas sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos ketë përsëritje në vazhdimësi. Shkodra vazhdon të dhurojë modele që janë për t’u ndjekur në Shqipëri dhe vetëm për këtë duhet të jetë në qendër të vëmendjes.

Vllaznia e femrave është duke u ndeshur me Fortuna Hjorring, që po vazhdon me shifrat 0-0 në “Champions League”, atje ku gjenden 32 skuadrat më të mira. Pavarësisht se kampionet e Danimarkës nuk janë një emër shumë i dëgjuar për ne, tifozët janë në numër të konsiderueshëm në stadium.

Të gjithë në mbështetje vetëm të femrave shkodrane, për t’i ofruar një shenjë mirënjohje dhe ngrohtësinë e duhur pas gjithë atyre arritjeve për të mbërritur deri në këtë pikë. Pavarësisht sesi do të shkojë historia e kualifikimit për më tej, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se nëse në Shkodër do të vijnë kundërshtarë të kalibrit si Barcelona, stadiumi do të mbushet si të jetë duke luajtur Kombëtarja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *