E bujshme/ Zbulohet oferta e Ergys Kaçes nga jashtë Greqisë: E duan në Gjermani, e ndalon vetëm e papritura tronditëse

Ashtu siç kemi raportuar edhe pak ditë më parë, Ergys Kaçe mund të largohet për herë të parë nga Greqia në karrierë, për t’u transferuar përfundimisht. Më herët e kishte provuar vetëm njëherë një gjë të tillë si huazim, por duke u rikthyer sërish te PAOK.

Këta të fundit kanë preferuar që të luajnë gjithmonë në formë huazimesh me mesfushorin shqiptar, por pa i besuar në skuadrën e tyre. Të njëjtën gjë e bën edhe në këtë sezon, megjithëse papritur Kaçe po merrte besimin e trajnerit të ri të PAOK. Por ajo që përfitonte ishin vetëm disa stërvitje dhe ndeshje miqësore të zhvilluara në drejtimin e tij, pasi në Greqi prisnin largimin e menjëhershëm.

Ndërkohë menaxheri i vetë futbollistit, Nikos Kagioulis, ka zbuluar më tepër sa i përket të ardhmes: “Bashkëpunimi me PAOK mbyllet në verë dhe kjo do të thotë se atëherë do të vendosë se ku do të shkojë, përveçse ndonjë të papritur tronditëse.

Sigurisht që PAOK ka fjalën tani dhe nëse do që ta mbajë, mund që ta diskutojmë. Kaçe ka bërë mirë në Larissa, ashtu si edhe Ward. Për momentin nuk ka asnjë ofertë tjetër nga Greqia, por e ka një të tillë nga Gjermania. Ne do të diskutojmë gjatë kësaj periudhe. Të gjithë i dinë vlerat e tij nga paraqitjet si me PAOK dhe me Kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Kagioulis. /Sport Ekspres/