E bujshme/ Vrioni si Manaj dhe Broja, merr ftesën e Sarrit për t’u stërvitur me yjet e Juventusit

Brezi i ri i lojtarëve shqiptarë premton vërtet shumë për të ardhmen. Madje, goli duket të mos jetë më një problem për Kombëtaren kuqezi kur shohim të rinjtë që i përkasin këtij reparti si dhe ekipet me të cilët bëjnë pjesë. Pas Manajt duke u stërvitur në krahë të yjeve të Barcelonës, apo edhe Brojës që iu bashkua ekipit të parë të Chelseat në stërvitje, një tjetër emër e përjeton një fat të tillë.

Në muajin janar u transferuar te 23-vjeçarët e Juventusit, ndërsa tani Sarri i ka dhënë Vrionit mundësinë të jetë në seancat stërvitore të ekipit A të bardhezinjve. Kështu 22-vjeçari shqiptar pati rastin për të treguar aftësitë e tij në fushë si dhe të fitojë shumë nga yjet e sulmit bardhezi, si Ronaldo apo Dybala. Vrioni duket se po ecën në të njëjtën rrugë si Manaj, megjithëse shanset për një ftesë në ndeshjet e Serie A nuk janë në favor të tij duke parë emrat që mbulojnë repartin e sulmit për “Zonjë e Vjetër”./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *