E bujshme, Veleçiku rrëzon Shkumbinin nga kategoria dhe plas sherri në Tiranë

U luajt sot ndeshja e fundit play-off për një vend në Kategorinë e Parë, me Shkumbinin që u ndesh në “Selman Stërmasi” me Veleçikun.

Ishte një ndeshje që favorizonte lehtësisht Shkumbinin në teori, pasi është një emër me traditë dhe që luan një kategori më lart, por në fushë peqinasit u treguan mediokër.

Triumfoi Veleçiku 1-0, me një gol me 11-metërsh në minutën e 82-të nga Çokaj. Një fitore e madhe, që rikthen koplikasit në Kategorinë e Parë dhe që konfirmon se grupi i Veriut në Kategorinë e Dytë ishte super, duke parë që Vora turpëroi Elbasanin në finale.

Pas ndeshjes plasi lufta në “Selman Stërmasi”, pasi lojtarët e Shkumbinit sulmuan arbitrin e ndeshjes, aq sa mbrojtësi Isaj goditi Klajdi Kolën me grusht. Momente kaosi total, u desh ndërhyrja e policisë, që ka shoqëruar disa persona për në polici.

KATEGORIA E PARË / PLAY-OFF

Shkumbini – Veleçiku     0-1

Shënues: Çokaj 80’ pen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *