E bujshme/ UEFA ka nisur paratë që nuk u kanë mbërritur ekipeve, në Kosovë po denoncojnë Federatën

Një tjetër skandal vjen nga Kosova, atje ku disa prej ekipeve nuk kanë marrë paratë që UEFA ka shpërndarë për to. Organizmi më i lartë ndaj paratë për klubet më të suksesshme kosovare, por edhe për ato që nuk arrijnë të kualifikohen në ligat e Europës.

Në raportin e ri nga UEFA në vitin 2018, flitet për një shumë prej 396.000 euro që i ka mbërritur FFK-së për ekipeve që nuk janë kualifikuar në Europë. Ndërsa për vitin 2019 shifra është rritur në 430 000 euro. Ndërkohë skuadrat nuk i kanë marrë ende paratë nga UEFA, megjithëse ato janë dorëzuar te Federata e Kosovës të Futbollit. Ndërkohë “Indeksonline” raporton se skuadrat në fjalë do t’i drejtohen organizmit më të lartë të futbollit europian për krim ekonomik. /Sport Ekspres/