E bujshme/ Tronditje e madhe për Barcelonën, Luis Suarez e mbyll kampionatin përpara kohe

Një tronditje e madhe ka ardhur për Barcelonën, që duhet të llogarisë këtë kampionat pa sulmuesin kryesor, Luis Suarez. Futbollisti nga Uruguaji ka operuar meniskun e gjurit të djathtë dhe do të qendrojë gjatë jashtë fushës së blertë.

Fatmirësisht operacioni është kryeri me sukses, por nga Barcelona konfirmojnë se Suarez do të qendrojë për 4 muaj jashtë fushës së blertë. Duke përfshirë këtu edhe periudhën që duhet për t’u rikthyer në 100% e formës, kampionati në “La Liga” do të jetë thuajse i përfunduar. I vetmi lajm i mirë për gjigandët spanjollë është se jemi në merkaton e janarit dhe mund të transferojnë një tjetër sulmues për të zënë vendin e Suarez. /Sport Ekspres/