E bujshme/ Trajneri i ri do sjellë Rashicën te Milani, do të shtohen shqiptarët në Seria A

Futbollistët shqiptarë do të shtohen në Seria A për sezonin e ardhshëm, ndërsa mes tyre do të jetë edhe Milot Rashica. “Sky Sport” raporton se trajneri i ri dhe drejtori sportiv që do të marrë kuqezinjtë, Ralf Ragnick, ka bërë një listë me tre emra.

Atje veçohet edhe sulmuesi i Kosovës që pritet të transferohet te ekipi me histori të madhe në futbollin italian. Një lëvizje e zgjuar kjo duke marrë parasysh se vlera e Rashicës do të ulet disi pasi po kalon një krizë te Werderi dhe këta të fundit rrezikojnë rënien nga Bundesliga. Por askush nuk ka dyshime mbi vlerat e Rashicës dhe Ragnick e njeh mirë këtë sulmues, duke e kërkuar te Milani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *