E bujshme! Të gjithë duhen të qendrojnë në shtëpi, Tirana “thyen derën” dhe zbret në stërvitje për Superioren

Të gjitha klubet shqiptare qendrojnë të izoluara për shkakun e Koronavirusit, për të mos rrezikuar me shëndetin e lojtarëve të tyre. Por nga ana tjetër, tek Tirana kanë guxuar dhe po rrezikojnë së tepërmi. Në ditën e sotme, lojtarët bardheblu kanë nisur të stërviten normalisht, sikur e gjithë gjendja kaotike të ishte larguar.

Nëpërmjet fotove të siguruara nga “Top Channel”, shihen futbollistët kryeqytetas të cilët po bëjnë nxehmjen e muskujve dhe i janë kthyer stërvitjes, këtë herë duke mos qendruar më tepër në shtëpi. Vendi i parë në Superiore ka thyer kështu “derën”, për të qenë sa më gati për nisjen e kampionatit. /Sport Ekspres/