E bujshme/ Të dënuar rëndë nga UEFA, Reali i Madridit do t’i marrë dy super lojtarët Manchester City-t

Nga Klaudio Ndreca

Manchester City mori një dënim të rëndë nga ana e UEFA-s për mos respektimin e “Fair-Playt” financiar, ku përveç shumës monetare, do t’i duhet të qendrojnë për dy vite jashtë Europës. Të paktën deri në këtë moment, ndërsa çështja ka kaluar në CAS.

Ndërkohë yjet e “qytetarëve” nuk mund të presin gjatë dhe kanë hedhur një vështrim nga merkato. Mediat spanjolle shkruajnë se Reali i Madridit është gati për të transferuar dy super lojtarë. Bëhet fjalë këtu për Kevin De Bryne dhe Sterling që mund të merren në merkaton e verës.

Pra gjigandët spanjollë kërkojnë të rikthejnë ekipin e tyre në nivelet më të larta dhe kjo bëhet e mundur vetëm falë investimeve të mëdha, ndërsa Manchester City është vendi më i mirë për të bërë tregëti në këtë moment, duke parë goditjen e madhe që kanë marrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *