E bujshme/ Suso përplaset me trajnerin Pioli, e gjen edhe ekipin pas largimit nga Milani

Suso pritet të jetë largimi më i bujshëm i Milanit në merkaton e janarit. Gjithmonë ky futbollist i ka ndarë tifozët kuqezinjë në dy grupime, ata që e dashurojnë dhe e urrejnë. Sipas asaj që raporton “Calciomercato” futbollisti spanjoll është përplasur me trajnerin Pioli.

Në drejtimin e këtij të fundit e sheh veten të përfunduar në stol me skemën që po projektohet në të ardhmen te Milani, prandaj nuk mund ta përtyp këtë situatë. Vetë Suso ka kërkuar që të zgjidh marrëveshjen me këtë skuadër dhe të provojë një tjetër aventurë. Pas dëmtimit të Zaniolos, Roma është afruar shumë me skuadrën e Piolit për të diskutuar këtë transferim. Në verë kartoni i këtij lojtarit kushtonte 30 milionë euro, por tashmë pritet të vlejë shumë më pak. /Sport Ekspres/