E bujshme | Strakosha favorit për pasuesin e Handanoviç te Inter

0

Samir Handanoviç ka qenë numri 1 i Interit prej disa sezonesh tashmë, por portieri slloven i ka kaluar vitet më të mira dhe drejtuesit zikaltër po mendojnë për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas të përditshmes italiane, “Gazzetta Dello Sport”, ky do të jetë sezoni i fundit për portierin 34-vjeçar dhe pasuesi i tij, do të jetë Thomas Strakosha.

Drejtuesit zikaltër janë admirues të portierit kuqezi dhe shumë shpejt, do të nisin punën për të kontaktuar me agjentin e 23-vjeçarit. Por ky transferim shihet si shumë i vështirë, për shkak të kërkesave që ka Lacio.

Në rast se Interi do të jetë i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha në verë, atëherë drejtuesit e Lacios do të mendohen. Gjithsesi, Interi ka dhe 2 emra të tjerë nëse nuk arrijnë te Strakosha. Kranjo i Kaljarit dhe Areola i PSG-së janë dy alternativa të tjera për portën zikaltër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.