E bujshme, Smajlaj në finalen e kërcimit së gjati

0

 

Shkodrani, që është rekordmen kombëtar me 8.03, është kualifikuar dje me 7.92 metra duke zënë vendin e dhjetë në eliminatore. Vlerësimi i presidentit Ruli: Po jetoj ditët më të bukura të jetës

Gjergj Vyshka

E bujshme për atletikën shqiptare. Izmir Smajlaj, rekordmeni i kërcimit së gjati me 8.03 metra dhe i kërcimi trehapësh 16.30 metra, është kualifikuar për finalen e kërcimit së gjati në Kampionatin Evropian të Amsterdamit. Një finale e cila do të zhvillohet sot pasdite në ora 18:30. Dhe e gjithë paraqitja e Izmir Smajlajt i ka dhënë kënaqësi dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli. Ajo që është e rëndësishme, Smajlaj i ka realizuar të tre kërcimet që ka pasur në dispozicion pa djegur asnjë. 7.92 metra ka qenë i pari, 7.85 metra i dyti dhe 7.84 metra i treti. Dhe për rrjedhojë është i dhjeti mes 25 konkurrentëve, katërmbëdhjetë prej të cilëve janë kualifikuar për në finale. Dhe shpresohet që Smajlaj, që sipas Rulit është në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve, pse jo të japi një rezultat që do të mund të ishte në kufinjtë e medaljes për herë të parë për Shqipërinë në një Evropian Atletike. “Izmiri – thotë Ruli – e kryesoi fillimisht garën me 7.92 metra. Atleti ynë garoi në një gjendje emocionale shumë të madhe, pasi organizatorët e kishin në qendër të vëmendjes. Deri në momentin e garës Izmiri ishte i treti në renditje mes të gjithë atletëve pjesëmarrës në këtë garë me rezultatin që kishte deklaruar. Mosha, talenti dhe perspektiva e tij ka kthyer vëmendjen e liderëve të Federatës Botërore dhe Evropiane të Atletikës. Atmosfera është e mirë. Po jetoj nga ditët më të bukura. Izmiri më jep adrenalinën si kur të garoja vetë”. Ndërkohë Ruli nuk ka harruar as Luiza Gegën, e cila në 3000 metra me pengesa konkurron të premten, ndërsa finalen e ka më 10 korrik. “Atletja Luiza Gega dhe trajnerët Tufi e Stërmasi, si dhe drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, e ndoqën garën nga stadiumi. Gega është në gjendje fantastike, presim vetëm garën e saj dhe pse jo medaljen”, ka përfunduar Ruli, kurse Izmir Smajlaj është në finalen e Evropianit në kërcimin së gjati.  

Rezultatet teknike të kërcimit së gjati

  • Mishel Torneus (Suedi)      19 m
  • Radek Jushka (Republika Çeke)      11 m
  • Fabian Heinle (Gjermani)      11 m
  • Kanstantsin Barusheuski (Bjellorusi) 08 m
  • Injisius Gaisah (Holandë)      97 m
  • Kristian Bak (Finlandë)      96 m
  • Lazar Aniç (Serbi)      93 m
  • Kafetien Gomis (Francë) 93 m
  • Greg Rutheford (Britani e Madhe) 93 m
  • IZMIR SMAJLAJ (SHQIPËRI) 92 m
  • Eusebio Kaseres (Spanjë)      91 m
  • Marsel Lamont Jakobs (Itali) 80 m
  • Marie Zhean Okutu (Spanjë) 80 m
  • Henri Vairinen (Finlandë) 78 m
  • Mihali De Spoteris Mertsanidis (Greqi) 76 m
  • Benjamin Gfohler (Zvicër) 72 m
  • Taras Neledva (Ukrainë) 67 m
  • Alin Kamara (Gjermani) 66 m
  • Denis Eradiri (Bullgari) 64 m
  • Elvis Misajns (Letoni) 61 m
  • Serhi Nikiforov (Ukrainë) 59 m
  • Viktor Kuznetsov (Ukrainë) 55 m
  • Jeorios Tsakonas (Greqi) 45 m
  • Nikolaos Kapsis (Greqi) 23 m
  • Dan Bramble (Britani e Madhe) s’e nisi garën

 

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here