E bujshme, Skënderbeu ka çuar titullin e hequr në CAS!

0

Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, i pyetur për çështjen e titullit të hequr nga Skënderbeu, ka zbuluar një të vërtetë që deri tani ende nuk dihej, edhe pse në faqen zyrtare të CAS/TAS të Lozanës nuk është bërë publike. Për Rubrikën Sportive në FSHF, Shulku u shpreh: “Është në dorë të Komisionit të Federatës. Çështja është në gjykim në CAS. E ka ankimuar Skënderbeu. Ka ankimuar vendimin që Komisioni i Etikës i ka hequr titullin kampion.

Po vazhdon të gjykohet. Në moment që do të mbarojë gjykimi, do të vazhdojmë të flasim se çfarë do të ndodhë. Partizani kërkon titullin, pse nuk i kthyet përgjigje që është në CAS çështja? Skënderbeu ka ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës dhe të presim. Më pas do të vendosim për hapat e mëtejshëm”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.