E bujshme/ Shpalli kampion Partizanin, ja ekipi i ri që do të marrë në drejtim Skënder Gega

Pasi shpalli kampion Partizanin, Skënder Gega është gati që të nisë një aventurë të re. Tashmë është arritur edhe marrëveshja me ekipin e ri që do të drejtojë trajneri shqiptar.

“Sport Ekspres” zbulon se bëhet fjalë për ekipin e Al Ramthas në Jordani. Madje diskutimet janë mbyllur me sekretarin e përgjitshëm të klubit, Mohammed Abu Aquola, ndërsa mbeten edhe pak procedura formale për t’i dhënë përfundimisht zyrtarizimin kësaj marrëveshje.

Sa i përket këtij klubi, në Jordani është mbyllur kampionati në javën e parë të muajit maj dhe Al Ramtha ka dalë në vendin e 8 në kampionat dhe ka humbur finalen e Kupës ndaj Al-Faisaly Anman. /Sport Ekspres/