E BUJSHME | Shehi merr vendimin e papritur, Takaj mban në ajër korçarët

1

Pas tre humbjesh radhazi dhe katër ndeshjesh pa fitore duket se trajneri Orges Shehi e ka humbur durimin. Sipas asaj që shkruan “Telesport” tekniku i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Ardian Takaj.

Ky i fundit duhet të vendosë nëse do ta pranojë vendimin që ka marrë ish-portieri, apo do ta bindë për të vijuar projektin që ka nisur. Skuadra ka edhe një ndeshje për të luajtur këtë vit dhe mund të jetë ndoshta një lëvizje disi e nxituar nga ana e trajnerit, i cili mund të kishte pritur dhe takimin e fundit. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo situatë, por do të jetë numri një i klubit ai që ka në dorë të ardhmen e ish-portierit.

Kujtojmë që Shehi është bashkuar me skuadrën e Skënderbeut në vitin 2010, ku ka fituar dhe shtatë herë titullin kampion. Ky ishte sezoni i parë i tij si trajner, por loja e treguar nga skuadra në ndeshjet e fundit duket se e ka detyruar që të marrë këtë vendim drastik. 41-vjeçari u tregua i rezervuar për mediat, pasi më parë ai kishte vendosur që t’ia komunikonte presidentit vendimin e tij.

You might also like
1 Comment
  1. hajdari says

    shume mire ka bere .

Leave A Reply

Your email address will not be published.