E bujshme, Sarri te Interi bashkë me Hysajn?

0

“Sport Ekspres” zbulon se trajneri i Napolit pret ofertën e duhur nga zikaltërit, që megjithatë duan në fillim të dijnë se çfarë do të bëjë Konte dhe Simeone. Shkodrani do ta ndjekë pas, vetëm nëse…

Nga Anton Cicani

Që Elseid Hysaj i pëlqen Interit nuk është më ndonjë risi. Kohë më parë, “Sport Ekspres” do të zbulonte këtë dëshirë të klubit zikaltër, e cila do të pranohej si nga drejtuesi i Interit, Ausilio, por sidomos edhe nga agjenti i futbollistit, Xhufredi. Edhe pse, Napoli ka vendosur një klauzolë të cilën padiskutim që dëshiron që të respektohet (flitet për 40-50 mln euro, edhe pse shifra e saktë kurrë s’është bërë me dije dhe do të zbardhet vetëm në momentin që një klub do ta paguajë atë…

Por, deri në atë ditë, Hysaj është duke u përqëndruar te sezoni dhe te vendi i dytë, që është objektivi i vetëm i Napolit të tij. Paraqitjet e shkodranit kanë ardhur në ngritje dhe,ashtu si sezonin e shkuar, ai ka kaluar vështirësitë e fillimit të kampionatit, duke ofruar siguri dhe garanci në mbrojtje, por edhe shtysë përpara.  Por, e ardhmja e tij, edhe pse është shumë i lumtur në Napoli, mund të mos jetë në “San Paolo”. Bajerni i Ançelotit ishte i pari që e ndoqi dhe e shënoi në listë, si post Lahm, një lajm ky i pasqyruar për të parën herë nga gazeta “Sport Ekspres” ekskluzivisht, teksa ditë më pas do të publikohej edhe në mediet gjermane. Sakaq, deri më tani, asnjë interesim nga klube spanjolle s’është konfirmuar, ashtu sikurse edhe në Angli, përpos medieve britanike që kanë shkruar vazhdimisht emra si Arsenal, Çelsi, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti.

Fakti është që në zyrën e Napolit, deri më sot, s’ka mbërritur asnjë interesim konkret për mbrojtësin e Shqipërisë. Por, deri në verë gjërat do të ndryshojnë dhe jo më kot Napoli thuajse ka “prenotuar” Kontin e Atalantës, që është skuderia e Xhufredit. E megjithatë, sipas burimeve të ngushta pranë ambientit napolitan, flitet se në shënjestër të Interit s’është vetëm Hysaj, por edhe Mauricio Sarri. Ishte ish-trajneri i Empolit ai që tërhoqi Hysajn në “San Paolo”, pasi e stërviti dhe rriti vetë te ekipi toskan.

Sarri është emri i tretë në listë pas Kontes dhe Simeones, në pritje që këta të dy të japin edhe një përgjigje në qershor, për “po” ose për “jo”. Dhe, me Sarrin te Interi, transferimi i Hysajt te skuadra për të cilën ka simpati do të bëhej realitet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image