E bujshme/ Pronari i ekipit të Bares dhe Sadikut hedh akuza të forta për trukim, mund ta pësojë Dortmundi

Nga Klaudio Ndreca

Një akuzë e fortë ka ardhur nga ana e pronarit të Malagas, atje ku sot luan Keidi Bare dhe Armando Sadiku, Sheik Abdullah Al Thani. Nëse mund të quhet ende kreu i kësaj skuadre, pasi ka pasur shumë çështje në kohët e fundit.

Pronari i Malagas po lufton me problem të madh për shkak të akuzave serioze financiare në drejtim të tij që kanë dëmtuar klubin Por dyshimi tek to është se dolën në një kohë kur u përfol se aktori i njohur i “Hollywood”, George Clooney, dëshironte të blinte këtë skuadër.

Për këtë arsye Al Thani është larguar përkohësisht nga detyra, por kjo nuk e pengon atë që të bëj thirrje si të jetë pronari i ekipit. Nëpërmjet një njoftimi të fundit, hedh akuza të forta për trukim në ndeshjen me Dortmundin, pas atij eliminimi në “Champions League” gjatë 2013, që shënoi edhe rënien e Malagas.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi atje kundër Malagas. Ka qenë e organizuar nga një ekip. Ju lutem hapni hetim ndërkombëtar të drejtë dhe transparent. Kërkojmë drejtësi dhe respekt për Malagan”, shkruan Al Thani.

Ndeshja e parë do të mbyllej pa gola në Spanjë, ndërsa në takimin e kthimit Dortmundi i Klop fitoi një ndeshje të çmendur në minutat e fundit në 3-2, pasi një goli që në pamje u duk qartësisht i parregullt nga ana e Felipe Santanas. /Sport Ekspres/