E bujshme: Pogba lë Junajtid, i thotë “po“ ekipit të ri!

0

Juventus po synon një emër të madh për repartin e mesit të fushës. Drejtuesit e “Zonjës” janë fiksuar për të rikthyer Pol Pogba, për të cilin ka miratim nga të gjithë.

Gjatë ndeshjes së eliminatoreve të Euro 2020 të zhvilluar në Turqi midis vendasve dhe Francës, Fabio Paratiçi është takuar me kampionin e botës.

26-vjeçari i ka konfirmuar drejtorit sportiv të Juves dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer. Për ta realizuar një transferim të tillë duhet bërë një shitje më parë, në mënyrë që të mos ketë probleme me FPF (fair-play financiar).

Tre janë kandidatët për t’u larguar: Kanselo, Dagllas Kosta dhe Dibala. I pari mund të përfundojë te Mançester Siti për shumën e 60 milionë eurove, ndërsa braziliani kërkohet nga klubi tjeter i Mançesterit.

Edhe Dibala është pranë largimit, por ardhja e Sarrit në stol mund të ndryshojë gjithçka. Trajneri e pëlqen shumë argjentinasin dhe mund t’i kërkojë klubit që ta heqë nga merkato dhe ta mbajë në ekip.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.