E bujshme/ Pirlo mund të kthehet të luajë në Australi

“Maestro” është gati të kthehet në skenën e madhe. Për një simfoni të fundit, që do të mahnisë botën e futbollit. Andrea Pirlo mund të rikthehet sërish në fushë.

Ky është spekulimi, që vjen nga Australia, aty ku klubi i kategorisë së dytë, Avondejl është gati t’i ofrojë kontratë ish-yllit të Milanit dhe Juventusit. Prej tërheqjes nga futbolli, pas aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Nju Jork Siti,, mesfushori tashmë ka një tjetër ofertë në tryezë.

Bëhet fjalë për një kontratë me aktivizim të kufizuar: pjesëmarrje vetëm në disa ndeshje të rëndësishme që skuadra australiane do të luajë, duke nisur prej 19 shtatorit. Ndeshja e parë është në çerekfinalet e Kupës së Australisë kundër Sidnej.

Lajmi është dhënë nga një burim autoritar, si “Fox Sports Australi”, megjithatë nga përfaqësuesit e Pirlos ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim zyrtar. Oferta për 39-vjeçarin është e ngjashme me atë që Heidelberg Junajtid I bëri yllit grek, Katsuranis, në vitin 2015. Një tentativë të ngjashme bëri edhe Hjum Siti për Arda Turan, me turkun që nuk luajti në Australi për arsye burokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *