E bujshme/ Partizani tenton të marrë fituesin e Këpucës së Artë, mik mund të futet edhe William Cordeiro

Merkato e janarit nuk ka shumë alternativa sa i përket skuadrave dhe përforcimeve që ato mund të bëjnë në këtë periudhë. Mënyra më e mirë për ekipet shqiptare që të transferojnë lojtarët, është për të gjetur ata futbollistë që kanë qenë dikur në Shqipëri dhe janë larguar nga skuadrat e tyre.

Një shembull konkret është i Rexhinaldos, që në sezonin e shkuar ka fituar Këpucën e Artë në kampionatin shqiptar. Pas një aventure të dështuar te Shakhtar Karagandy, aktualisht nuk e ka një ekip. “Fansat e futbollit shqiptar” raporton se Partizani i ka nisur kontaktet me këtë sulmues, ndërsa mik mund të futet edhe William Cordeiro, që ka miqësi të ngushtë me Rexhinaldon. Ky i fundit ka kërkuar pak më shumë kohë, pasi do të vlerësojë të gjitha ofertat para se të bëjë zgjedhjen përfundimtare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *