E bujshme/ Partizani nuk gjen qetësi, FIFA i bllokon merkaton për 1 vit

Gjithmonë do të ketë një shkak dhe ngjarje të papritur te Partizani për të sjellë zhurmën e madhe dhe skandalin e radhës. Këtë herë çështja është shumë më serioze, teksa “Panorama Sport” raporton se klubi i të kuqëve është dënuar me 1 vit pa merkato dhe 80 mijë euro gjobë.

E gjitha kjo ka ardhur pas denoncimit të Istrës që ka kërkuar një vlerë financiare nga Partizanit në kohën që bleu Eraldo Çinarin, pasi ekipi kroat zotëronte një përqindje të kartonit. Kampionët e Superiores nuk kanë dhënë asgj? dhe do ta paguajnë shtrenjtë këtë gabim. Ndërkohë një dënim me 4 muaj mungese në aktivitete e merr edhe vetë sulmuesi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *