E bujshme/ Pa rroga te Skënderbeu, lojtarët rebelohen dhe refuzojnë të stërviten

ojtarët e Skënderbeut janë rebeluar ndaj klubit ditën e sotme, teksa kanë refuzuar të dalin në stërvitje. Sipas asaj që raporton “RTSH”-ja, futbollistët e klubit korçar nuk kanë marrë rrogat e tyre prej 3 muajsh dhe një gjë e tillë nuk mund të tolerohet më tej prej tyre. Lojtarët janë grubmulluar fillimisht në dhomat e zhveshjes, ku edhe i kanë përcjellë trajnerit Ilir Daja dhe klubit vendimin e tyre. Ndërsa më pas kanë braktisur seancën stërvitore të planifikuar.

Kjo mungesë pagash mund të sjellë pasoja të mëdha e Skënderbeu, që momentalisht është në një gjendje të vështirë. Fakti që klubi nuk mund të konkurojë në kupat e Europës për shkak të dënimit nga UEFA, së bashku me mungesën e rrogave e bën motivimin e lojtarëve një mision thuajse të pamundur./Sport Ekspres/